Main » 2010 » March » 30 » Bayern Munchen-Manchester Utd dhe Lyon-Bordeaux janë sfidat e mbremjes se sotme
4:08 PM
Bayern Munchen-Manchester Utd dhe Lyon-Bordeaux janë sfidat e mbremjes se sotme
Sot në mbrëmje zhvillohen dy nga sfidat e vajtjeve të
çerekfinaleve të Champions League ku spikat dueli fantastik mes Bayern
Munchen dhe Manchester United. Skuadra bavareze numëron shumë probleme
sidomos në sulm, por ndeshja pritet të jetë e hapur.Ndoshta në këtë moment, trajneri Van Gaal ndjen mungesën e
sulmuesit Toni, shumë i vlefshëm në luftën ajrore, pasi ndaj Red devils
90 minutëshi është i vështirë. Në Allianz Arena shihet si një ripërjetim
i ndeshjes finale të Champions në 1999.Ndeshja
tjetër është Lyon-Bordeaux, derbi i parë francez në historinë e kohëve
moderne të Champions League. Laurant Blanc, tekniku i Zhirondinëve mund
të krenohet me mbrojtjen më të mirë të turneut.