Main » 2010 » April » 17 » Deschamps i gatshëm të kthehet tek Juventus
5:23 PM
Deschamps i gatshëm të kthehet tek Juventus
Trajneri i Olympique Marseille, Didier Deschamps pranoi se
do të ishte i kënaqur nëse Juventusi do ta ftonte ta merrte drejtimin e klubit,
megjithëse është mjaft i kënaqur me punën në klubin francez. Deschamps e udhëhoqi Juventusin pas aferës së njohur që e çoi skuadrën torineze
në Serie B, dhe u largua nga klubi pasi që i siguroi kthimin në elitë. Francezi u shpreh se do të pranonte
ftesën nga "zonja e vjetër”.
"Kurrë mos thuaj kurrë, por atje vazhdojnë të jenë disa njerëz në pozita, të
cilët kanë punuar edhe kur kam udhëhequr ekipin e parë. Po të isha në vendin e
tyre, nuk do të dëshiroja të kthehesha. Aktualisht
jam i kënaqur në Olympique Marseille, por Juve do të mbetet gjithmonë Juve. A
do të kthehesha? Po”, është e qartë përgjigja e ish-lojtarit të kombëtare
franceze.