Main » 2010 » June » 29 » Messi humb bastin me Maradonen
10:33 PM
Messi humb bastin me Maradonen
Ylli argjentinas Lionel Messi edhe më tej nuk ka shënuar golin e parë në kuadër të kampionatit botëror të futbollit "Afrika e Jugut 2010”. Edhe përkundër fitores 3:1 në ndeshjen e mbrëmshme kundër Meksikës Messi nuk u regjistrua në listën e golashënuesve kështu duke humbur një bast të vënë me trajnerin Diego Maradona. "Humba një bast me Diego Maradonën, pasi edhe mbrëmë nuk arrita të shënoj. Tani për ndeshjen e ardhshme kundër Gjermanisë do vë një bast të dyfishtë” – tha Messi duke u buzëqeshur.