Main » 2010 » June » 22 » Nga 30 mijë dollarë bonus për nigerianët nese fitojne me Korene e Jugut
3:45 PM
Nga 30 mijë dollarë bonus për nigerianët nese fitojne me Korene e Jugut
Futbollistët e Nigerisë do të shpërblehen
me nga 30 mijë dollarë secili, nëse e mposhtin të mërkurën Korenë e
Jugut dhe kualifikohen në raundin e dytë të Botërorit 2010.Para fillimit
të këtij kompeticioni, secilit futbollist i ishin premtuar nga 10 mijë
euro për çdo fitore, por "The Eagles” nuk e kanë gjetur ende fitoren në
Afrikën e Jugut, pasi pësuan humbje nga Argjentina dhe Greqia.Sidoqoftë,
vetëm për t’i motivuar futbollistët që ta mposhtin Korenë, Federata e
Futbollit e Nigerisë u ka premtuar atyre që t’ua paguajë 30 mijë dollarë
në ndeshjen e tyre vendimtare.