Main » 2010 » April » 19 » Ronaldo pranon se Messi është futbollisti më i mirë ne botë
3:03 PM
Ronaldo pranon se Messi është futbollisti më i mirë ne botë
Futbollisti më i shtrenjtë në botë, Cristiano Ronaldo, më në fund e ka
pranuar se Lionel Messi është më i miri në botë. Ronaldo ka pasur fjalë
të shkëlqyeshme për Messin dhe ka thënë se luan në një skuadër që është
fantastike. "Messi ka luajtur në mënyrë fantastike këtë vit dhe vitin e
kaluar. Ai ka qenë i jashtëzakonshëm, por ekipi i tij i ka ndihmuar
shumë sipas mendimit tim. Nëse pyetni ‘Kush është ekipi më i mirë?’,
ndoshta Barcelona, pasi ka fituar gjashtë titujt e fundit, ata kanë
vazhduar atë formë në Champions League dhe kjo është një arritje e
madhe. Mendoj se ekipi është shumë i fuqishëm. Ata i ndihmojnë shumë
Messi, por ai është një lojtar fantastik”, tha Ronaldo.