Main » 2010 » June » 29 » Torres tek Interi? Asgjë konkrete
10:38 PM
Torres tek Interi? Asgjë konkrete
Asi i Liverpoolit, Fernando Torres, ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Anfield, përkundër spekulimeve se Rafael Benitez tashmë e ka transferuar atë te Inter. "Është gjithnjë e mirë të lidhesh me klube të mëdha. Kjo më bën të ndihem mirë. Është gjë normale të jesh i lidhur me klube të mëdha të cilat janë të interesuara në ekipe si Liverpooli, që nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve. Por, përkundër këtyre zërave, nuk ka asgjë konkrete sa më përket mua”, deklaroi Torres për Radio Marca.