Main » 2010»March»25 » 10 golashënuesit më të mirë te Boterorit
5:58 PM
10 golashënuesit më të mirë te Boterorit
Kur kanë mbetur edhe 10 javë deri te fillimi i Kampionatit
Botëror 2010, uebsajti Goal.com e ka publikuar listën e top 10 golashënuesve më
të mirë të të gjitha kohëve, në fazën finale të kompeticionit më të rëndësishëm
botëror të futbollit. Renditja e lojtarëve me numër të njëjtë të golave është
bazuar në statistikat e numrit të paraqitjeve të tyre.
Top 10
10) Teofilo Cubillas (Peru) – 10 gola (1970, 1978, 1982)
Futbollisti më i madh peruan i të gjitha kohëve, Cubillas ishte inspirim i
vendit të tij për të arritur deri në çerekfinale të Botërorit 1970. Ai shënoi
gol të paharrueshëm kundër Skocisë, 8 vjet më vonë në Argjentinë.
9) Gary Lineker (Angli) – 10 gola (1986, 1990)
Shënuesi më i mirë i Botërorit 1986, me 6 gola. Më pas realizoi katër herë në
1990, kur Anglia përfundoi e katërta.
8) Gabriel Batistuta (Argjentina) – 10 gola (1994, 1998, 2002)
Legjenda argjentinase kishte një këmbë të djathtë të frikshme. Ai shkëlqeu në
botërorët 1994 e 1998, por realizoi po ashtu si veteran në Japonia-Koreja e
Jugut 2002.
7) Helmut Rahn (Gjermania Perëndimore) – 10 gola (1954, 1958)
Gjermani Rahn është kujtesa më e mirë për dy golat që realizoi në finalen e
1954 ndaj Hungarisë, por ai ishte ende yll katër vjet më pas në Suedi. 10 golat
e tij arritën në vetëm 9 ndeshje të zhvilluara.
6) Jurgen Klinsmann (Gjermani) – 11 gola (1990, 1994, 1998)
Sulmuesi i shquar, që shkëlqeu në tri botërore, nuk do të harrohet asnjëherë.
Ai në fushë pati një partneritet impresionues me Rudi Voller.
5) Sandor Kocsis (Hungari) – 11 gola (1954)
Ai është një lojtar i veçantë në të gjithë klasifikimin e top 10. Edhe pse mori
pjesë në vetëm një Botëror, ishte çelës i suksesit të paharruar të ekipit
hungarez të vitit 1954. Ai realizoi në çdo ndeshje përpos në finalen shokuese,
kur u mposhten nga Gjermania Perëndimore.
4) Pele (Brazil) – 12 gola (1958, 1962, 1966, 1970)
"Mbreti” u shfaq në skenë si 17 vjeç në vitin 1958, duke realizuar dygolësh më
finalen e fituar ndaj Suedisë, ndërsa e gjeti golin sërish në finale, 12 vjet
më vonë, në fitoren 4:1 ndaj Italisë.
3) Just Fontaine (Francë) – 13 gola (1958)
Sulmuesi francez luajti në vetëm një Botëror, por ai mbetet shënuesi më i mirë
i të gjitha kohëve në një Botëror, kur Franca e tij përfundoi e treta në vitin
1958, përkundër 13 golave të super Fontaine.
2) Gerd Muller (Gjermania Perëndimore) – 14 gola (1970, 1974)
Pa dyshim, ekzekutuesi më i mirë i penalltive, Muller realizoi 10 gola për
Gjermaninë Perëndimore, që përfundoi e treta në Botërorin 1970. Më pas shtoi
edhe 4 gola më 1974, kur e mposhtën Hollandën në finale.
1) Ronaldo (Brazil) – 15 gola (1994, 1998, 2002, 2006)
Legjendari brazilian e theu rekordin e Muller në vitin 2006. Ronaldo do të
kujtohet gjithmonë për eksplodimin e tij në Botërorin 2002, kur 8 golat e tij,
duke përfshirë edhe dy në finale, e udhëhoqën ‘Seleçao’ drejt trofeut të
radhës.