Trajneri i perfaqesueses se Brazilit Carlos Dunga duket se sezonin
tjeter me shume mundesi mund te drejtoje skuadren e juventusit.Agjenti i
tij ka refuzuar te jape nje pergjigje te sakte rreth ketij lajmi por
Dunga ka dhene shenja duke nenkuptuar qe Juventusi per te eshte nje
alternative.Me mbarimin e kupes se botes Carlos Dunga mund te angazhohet
ne postin e trajnerit te Juventusit.
Edhe pse Galliani e deklaroi te
pashtishem, Reali vazhdon te insistoje per brasilianin e Milanit, Paton.
Per te madrilent jane te gatshem te ofrojne rreth 55 milone Euro, por
nje interes i forte vjen edhe nga Chelsea i Anccelottit. Per te arritur
objektivat e tij Reali mund te fuse ne tratative edhe Benzema.
Barcelona eshte ne gjurmet e francezit Franck Ribery por duke pare edhe konkurrencen e forte midis klubeve te tjera per talentin francez,blaugranet duket se po i japin nje zgjidhje.E
vetmja menyre per te sjelle Ribery te Barcelona do te ishte shkembimi i
tij me te riun Bojan Kerkic, i cili pelqehet shume nga Bayerni i
Mynihut. 30 milione euro, plus Bojan dhe Ribery mund te jete shume
shpejt katalanas.
Ne perputhje me operacionin ne mesfushe te nisur nga Jose Mourinho,
Gerrard eshte nje nga objektivat primare. Pervec interesit te Mourinhos
dhe skuadres se Interit per te, eshte edhe nje nga deshirat e vete
lojtarit per te provuar nje experience me Mourinhon te cilin e vlereson
shume. Kete e ka deklaruar edhe ne sfiden e kombetares Angleze me
Egjiptin. Ky vleresim reciprok si edhe dyshimet per sa i perket jo vetem
te ardhmes se klubit por edhe asaj te Benitez e Torres mund ta cojne
Gerrard te Interi.
Presidenti i FIGC, Abete ka vendosur qe maji do te jete
muaji vendimtar per pankinen e kombetares italiane. Sipas "Daily Mail”
trashegimtari i Lippit, bazuar ne mini-listen e federates italiane te
futbollit, eshte ne balotazh ndermjet Roberto Mancinit dhe trajnerit te Romes Claudio Ranierit. Keto dy
traniere jane kontaktuar nga federate italiane.