FIFA ka deklaruar se eshte duke bere nje hetim rreth perdorimit te
dritave laserike nga disa tifoze ne stadiume qe me sa duket u kane
shkaktuar pengesa futbollisteve.Me te zeshmit ne ankesa per perdorim te lasereve kane qene
argjentinasit pas perfundimit te ndeshjes me Nigerine ku fituan me
rezultat 1:0. Ne kumtesën zyrtare të FIFA-s nder te tjera thuhet: "ne
kemi verejtur se dikush perdorte rrezet laser per te penguar
futbollistet e Argjentines dhe lidhur me kete kemi kerkuar shpjegim
zyrtar nga sigurimi i stadiumit Mirepo, nuk kemi pranuar ankese zyrtare
nga asnje reprezentacion deri me tani per kete çeshtje”. Laseret jane
pengesa e radhes per futbollistet, perveç vuvuzelave qe shkaktojne
zhurme shume te madhe dhe pengojnë komunikimin ndermjet lojtareve dhe
trajnereve.
Interi ka synim te perforcohet me futbollist cilesore per edicionin e ri
te Serie A ne futboll. Agjencia "Sky Italia” shkruan se Interi synon ta
transferoje mesfushorin e Sampdorias, Angelo Palombo. Sipas "Sky
Italia” ky futbollist eshte ne kombinim nese nuk arrijne ta
transferojne mesfushorin Javier Mascherano nga Liverpooli. Drejtori
sportiv i Interit, Marco Branca, javen e ardhshme do te takohet me
agjentin e Palombos per te shtruar rrugen e marreveshjes. Palombo eshte
ne shenjester edhe te skuadres se Juventusit, keshtu qe i mbetet te
vendos se ku deshiron te luajne ne kampionatin e ri.
Qe nga fillimi i Boterorit, instrumenti identifikues i Afrikes se Jugut, qe ben zhurme karakteristike, vuvuzela, ka shkaktuar nje numer reagimesh te ashpra ne qarqet e tifozeve dhe ne ato mediale, si instrument i neveritshem qe eshte.
Megjithate, presidenti i FIFA-s nuk deshiroi te degjonte per keto kritika rreth Vuvuzelave, duke thene: "Ne ia kemi dhene Boterorin nje vendi me një kulture me ndryshe. Dhe Vuvuzelat i takojne kesaj kulture dhe ato nuk do largohen. Kemi kërkuar qe himnet dhe ceremonite tjera te respektohen, dhe kjo ndodhi”.