Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, u ka garantuar tifozëve Rosonerë, se do të sjellë një superlojtar gjatë afatit kalimtar veror, ndërsa spekulohet se ai është Zlatan Ibrahimovic i Barcelonës."Milani do të kthehet në skuadër të madhe fituese shumë shpejt. Përkundër periudhës së krizës, nëse do ta kem rastin ta transferoj ndonjë kampion, unë nuk do të zmbrapsem, tifozët do ta kuptonin këtë sakrificë”, theksoi Berlusconi për revistën Oggi.Kjo deklaratë e Berlusconit ka detyruar Tuttosport të spekulojë për një transferim të suedezit Zlatan Ibrahimovic në San Siro. Thuhet se agjenti i Ibras, Mino Raiola, është duke punuar në marrëveshjen mes të dyja klubeve, që sheh Milanin t’ia paguajë Barcës nga 18 milionë euro për një periudhë trevjeçare.Alternativë tjetër është edhe Luis Fabiano, që sipas të gjitha gjasave do të jetë lojtar i Milanit sezonin e ardhshëm, edhe pse ka zëra se Interi mund ta befasojë Milanin me nj
... Read more »
Mesfushori i Interit, Thiago Motta, nuk e ka ndërmend ta ndjekë Jose Mourinhon te Real Madridi, pasi që agjenti Dario Cannovi ka heshtur entuziazmin e mediave madrilene.Motta është një nga yjet e shumta të trekampionit që lidhen me një kalim te Los Blancos, pas kalimit të Mourinhos në Bernabeu, me Maiconin që pritet të bëhet edhe zyrtarisht futbollist i Real Madridit. "Thiago Motta do të qëndrojë te Interi. Unë dëgjova për një ofertë nga Real Madridi, por më duhet t’u siguroj që kjo nuk i korrespondon realitetit. Pas gjithë asaj që ndodhi këtë vit, nuk do të ishte e drejtë që ai të largohej nga Interi, plus ai ka marrëdhënie të shkëlqyera me klubin”, tha Cannovi për Calcionews.
Kampioni i Spanjës, Barcelona, ka nisur të përforcohet gjithnjë e më shumë me futbollistë cilësorë. Pas Villës së Valencisë tashmë duket si ka përfunduar me sukses negociatat edhe me Huan Mata.Mediat spanjolle bëjnë të ditur se çështja e Matës është e kryer dhe do të jetë në Barcelonë. Ai as botërorit do të udhëton drejt Barcelonës, kështu shkruajnë mediat spanjolle. Transferimi i tij sillet rreth 20 milion euro, ndërsa pritet të nënshkruan kontratë 5 vjeçare.
Trajneri i ri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka thënë se ai ka mjaft kohë për të rikthyer Milanin fitues edhe pse mbetet të testohet durimi i Berlusconit në rast të rezultateve të padëshiruara.Allegri nënshkroi kontratë me Rossonerët deri më 30 qershor të vitit 2012, ndërsa do të përfitojë 1.5 milionë euro për sezon."Jam shumë i lumtur për këtë ditë. Ishte një muaj i gjatë, por unë jam i kënaqur. Tani kemi mjaft kohë për t’u përgatitur për sezonin e ri”, theksoi Allegri që do t’i shpalosë planet e tij në një konferencë për shtyp në ditët në vijim.
Pritja për një prej ndeshjeve më luksoze të tetësheve në botëror, Gjermani-Angli, po merr përmasat e një ankthi të madh.Por trajneri italian Fabio Capello ul ankthin dhe rrit besimin tek lojtarët e tij, duke deklaruar se ka ardhur koha që Anglia të shkruajë historinë. "Do t’u them lojtarëve të mi që po mbajnë në ankth një komb të tërë dhe nuk mund ta zhgënjejnë. Duhet ta kuptojnë vërtetë se cfarë do të thotë të veshësh fanelën e kombëtares së luanëve”, theksoi tekniku në një intervistë për "The Sun”.