Main » 2010»June»25 » Bufon: E drejte të ktheheshim në shtëpi
1:01 PM
Bufon: E drejte të ktheheshim në shtëpi
E drejtë të ktheheshim në shtëpi”. Është i hidhur komenti i portierit të Italisë, Xhanluixhi Bufonit për mikrofonat e Rai-it pas humbjes me Sllovakinë, që sanksionoi edhe eliminimin e Italisë nga Botërori. "Sllovakia dhe Zelanda e Re ishin skuadra për t’u respektuar, por jo më shumë. Dhe nëse nuk mundnim dot njërën, atëherë ishte e drejtë të shkonim në shtëpi dhe ndodhi ajo që ndodhi. Italia bëri ndeshjen e saj më të mirë kundër Paraguait, por jo me Zelandën e Re dhe Sllovakinë. Në vitin 2006 kishim njerëz të tillë si Toti, si Del Piero që bënte diferencën, por na mungoi dhe Pirlo”, – përfundoi Bufon.