Chelsea do të jetë pa Ricardo Carvalhon për së paku katër
javë, pasi qendërmbrojtësi ka lënduar ligamentet në nyjën e këmbës gjatë
fitores 5-0 ndaj Portsmouthit të mërkurën. Nëse 31 vjeçari do të mungojë për saktësisht katër javë, ai do të mund të
ndihmojë Chelsean në tri ndeshjet e fundit në Premierligë. Por, Carvalho nuk do
të jetë në dispozicion për disa takime të rëndësishme, përfshirë përballjen me
Aston Villan dhe Manchester Unitedin, si dhe ndeshjen gjysmëfinale të FA Cup
kundër ekipit të Marin O’Neill.