Main » 2010»March»18 » Fulham-Juventus luan portieri i tretë!
11:16 PM
Fulham-Juventus luan portieri i tretë!
Bufoni do qëndrojë jashtë fushave deri në fillim të prillit,
kurse austriaku Maninger do të rikthehet pas rreth 15-20 ditësh. 20-vjeçari
Pinsoljo, i ardhur nga ekipet e të rinjve, mendohet nga trajneri Zakeroni si
zgjedhje më e përshtatshme, në krahasim me Kimentin, që u aktivizua në sfidën e
fundit në kampionat me Sienën.
Kjo është ndeshja e parë e Karlo Pinsoljos me skuadrën e "madhe”. Në vendimin e
trajnerit për të zgjedhur 20-vjeçarin në vend të Antonio Kimentit, ndoshta kanë
ndikuar edhe tifozët, të cilët kanë qenë të pakënaqur nga paraqitja e
40-vjeçarit në barazimin 3-3 me Sienën të dielën në kampionat. Pinsoljo është
shpallur portieri më i mirë i turneut të Viarexhos, turne që bardhezinjtë e
"vegjël” e fituan pasi mundën në finale bashkëmoshatarët e Empolit me
rezultatin 4-2.