Pas Raulit nje lojtar tjeter pregatitet te lere madrilenet pas ketij sezoni. Jose Maria Guti ka deklaruar: "Per momentin nuk ka asnje mundesi qe te qendroj ne Madrid. Kam zgjedhur te largohem dhe mendoj se ai i te shtunes do te jete "el clasico” im i fundit. Do te vazhdoj te luaj. Me mbeten akoma edhe 2 vjet, mund te shkoj ne Angli, Itali ose ne vendet Arabe.” Ne Itali Interi po e pret dhe deshira e lojtarit per te luajtur me shoket e tij Sneider dhe Eto’o mund ta drejtoje ate ne Milano.