Klubet më të mëdha të Serisë A janë të interesuara për
mesfushorin e Totenhemit, Geret Bejl, për të cilin mund të veprojnë në merkaton
e janarit.
Mesfushori 21-vjeçar po vijon formën e shkëlqyer të sezonit
të kaluar me fanellën e "Gjelave” edhe në këtë sezon, duke u shndërruar në një
nga objektivat kryesorë për klubet evropiane. Prej kohësh, Hoze Mourinjo është
një nga admiruesit e tij kryesorë, ndërkohë që sipas "Italsportpress”,
madrilenëve i është shtuar edhe treshja italiane Inter-Milan-Juventus.
Në maj, mesfushori i majtë rinovoi edhe për katër vjet të tjera kontratën me
Totenhemin. Kjo do të thotë që klubi i Premier Ligës (që sivjet merr pjesë edhe
në Ligën e Kampionëve) do të kërkojë një dorë të mirë parash për ta lënë të
lirë futbollistin e talentuar.