Agjenti i merkatos se Interit, Marco Branca, e
pranon mundesine qe Sporting Lisbona dhe Inter te arrijne nje
marreveshje per shkembimin ndermjet Quaresmes dhe Miguel Velosos.
Mesfushori i talentuar ka kohe qe hyn ne objektivat e Interit dhe te
skuadrave te tjera te medha europiane. "Nuk ka asnje kontakt zyrtar, -
ka deklaruar Branca, - por ne maj do te flasim per kete.” Per te arritur
tek ky lojtar mund te perdoret Quaresma, i cili eshte blere nga Porto
per 24 milione Euro, ndersa Veloso kushton rreth 18 milone Euro, ose kjo
eshte te pakten shifra qe Sporting i ka kerkuar Fiorentines ne sezonin
qe kaloi.