Federata angleze e futbollit do të vendosë në dy javët e ardhshme për të ardhmen e Fabio Kapellos, si trajner i kombëtares. Capello është në qendër të polemikave pas humbjes së Anglisë 4:1 nga Gjermania. Përderisa e ardhmja e Capellos do të vendoset në këto dy javë, në Angli janë shtuar zërat se pankina e kombëtares do ti besohet futbollistit anglez, David Beckham. Sipas "Evening Standard”, Federata Angleze e Futbollit, mund të vendosë t'ia besojë pikërisht ish-kapitenit këtë detyrë, duke ndjekur shembullin e Argjentinës me Maradonën. Një hipotezë që ndoshta për momentin nuk ka shumë baza, por sipas "Standard”, askush nuk mund të bashkojë vendin rreth skuadrës kombëtare më shumë se Beckham.