Trajneri i Milanit, Leonardo, do të konsiderojë largimin nga
gjiganti italian nëse i ofrohet pankina e Brazilit. Sipas të përditshmes
sportive italiane Corriere dello Sport. Federata e Futbollit e Brazilit ka
identifikuar Leonardon si njërin prej kandidatëve për të zëvendësuar Carlos
Dungan, i cili nuk pritet të udhëheqë ekipin për Kampionatin botëror 2014, që
do të zhvillohet në Brazil. Leonardo është duke kaluar sezonin e tij debutues
si trajner dhe udhëheq Milanin në luftë për titull në Serie A.