Main » 2010»April»13 » Lippi mund te jetë zëvendësuesi i Leonardos tek Milani
10:16 AM
Lippi mund te jetë zëvendësuesi i Leonardos tek Milani
Një falenderim të madh për të gjithë lojtarët ishte franza më domethënëse për të ardhmen e trajnerit të Milanit, Leonardo, mbi të ardhmen dhe raportet me presidentin Silvio Berlusconi. pas barazimit 2-2 në Milan-Catania, Leonardo ka lënë të kuptohet se diçka me klubin është thyer.Prezenca e Leonardos në pankinën e Milanit, bëhet gjithmonë e më shumë dyshuese. kjo vjen edhe më shumë e qartë me kontaktet e fundit që drejtuesit kanë patur me trajnerin e kombëtares së Italisë, Marcello Lippi.Lippi do të jetë i lirë pas botërorit dhe tashmë është e dukshme se tek Juventus nuk dëshiron të shkojë. Silvio Berlusconi është një admirues i hershëm i punës së Lippit dhe kupa e botës që fitoi me Italinë ishte sigurisht dhe meritë e tij. Përveç drejtimti të skuadrës, Lippi thuhet se do të vendosë bashkë me Galliani e Braida, mbi blerjet e reja.