E lumtur për kualifikimin e Gjermanisë në turin tjetër, kancelarja gjermane Angela Merkel tani shpreson që skuadra e drejtuar nga Joakim Lëv të fitojë kundër Anglisë për të shkuar në çerekfinale të Kupës së Botës. "Fitorja 1-0 ishte shumë e bukur dhe tani jemi në turin tjetër. Futbollistët kanë nevojë të ringrihen dhe besoj se kemi shumë shanse për të mundur Anglinë. Sigurisht, do të jetë një sfidë shumë e fortë”, deklaroi Merkel në një konferencë për shtyp në Berlin. Gjermania u rendit e para në grupin D, por i duhet të përballet me Anglinë, e cila nga ana e saj nuk shkoi më shumë se një vend i dytë në grupin C. Gjithsesi, kancelarja gjermane beson se futbollistët e kësaj skuadre do të dinë ta kalojnë këtë pengesë.