Të mërkurën Lionel Mesi u shfaq për pak kohë në Londër në aksionin promovues
të Adidasit dhe me këtë rast dha një intervistë ekskluzive për tabloidin "The
Sun”.
Futbollisti argjentinas zbarkoi në tokën angleze me helikopter ku ai ishte i
rrethuar nga 500 fansa t tij entuziastë. "Nuk e kam besuar në një pritje të
tillë. Mendova se në qetësi do të luajë vetëm një ndeshjen ekzibicionuese”, ka
thënë fillimisht Mesi. Sipas skenarit Mesi ishte paraparë të paraqitet në një ndeshje
ekzibicionuese 5 kundër 5. Megjithatë kjo revy u shty për shkak të numrit të
madh të tifozëve të pranishëm (më shumë se 1000) dhe kështu Mesi u kthye shpejt
në Barcelonë nga frika për sigurinë e tij, pasi shpërndau 5t0 palë këpucë F50
adiZero, të cilat Adidasi i ka prodhuar për të. "Nuk ndjehem si një yll roku.
Unë jam një djalë normal. Nuk e kam organizuar unë fluturimin me helikopter.
Nuk bëjë gjëra të tilla. Madje nuk e ngas as automobilin tim personal, por të
klubit”, ka thënë Mesi, që është edhe ambasador i UNICEF-it. "Më pëlqen puna
ime humanitare, të cilës iu kam përkushtuar me themelimin e shoqatës, nëpërmjet
të cilës dua t’i ndihmoj të gjithë fëmijët në mbarë botën. E dua jetën e qetë.
Kur isha fëmijë nuk kanë abuzuar me mua edhe pse isha shtatshkurtër,
përkundrazi unë gëzoja simpati më të madhe. Çfarë do t’i këshilloja të rinjtë
që janë shtatshkurtër e që luajnë futboll? Do t’i inkurajoja për punë të
vazhdueshme. Shikoni skuadrën e Barcelonës apo të kombëtares spanjolle, janë
përplot me lojtar shtatshkurtër”. Rreth jetës private Mesi nuk ka dashur të
flas dhe ka përsëritur se nuk i intereson asgjë tjetër më shumë se sa të luajë
futboll dhe të shënojë gola. "Libri më i preferuar? Nuk lexoj libra. Për mua
gjëja më e rëndësishme është shënimi i golave, të cilët më pas i festoj me
miqtë e mi dhe bashkëlojtarët”. Më tej Mesi ka thënë se nuk mund ta kuptojë
përse kombëtarja e Anglisë luajti aq dobët në Botërorin e Afrikës së Jugut. "Ju
keni lojtarë dhe trajner të shkëlqyer. Pra, nuk e di si ta shpjegoj paraqitjen
e kombëtares suaj. Nga futbollistët anglez më pëlqejnë Stiven Xherard dhe Uejn
Runi. Ata janë të klasit të lartë. Në televizion më pëlqen t’i shikoj Mançester
Junajtedin, Arsenalin dhe Çelsin, edhe pse jo aq shpesh e shikoj futbollin
nëpërmjet televizorit”, ka përfunduar Mesi.
|