Lionel Messi është i pangopur dhe këtë vit nuk dëshiron të lerë asgjë pa fituar."Këpuca e Artë”, trofeu i vetëm që argjentinasi nuk ka fituar, është shumë afër talentit katalanas. Me golin që i shënoi Realit të Madridit, ai ngjitet në vendin e parë të renditjes së golashënuesve më të mirë në Evropë, duke kaluar edhe Wayne Rooneyn.La Liga dhe Champions nuk i mjaftojnë më Messit, i cili ka arritur të privatizojë në 2009-ën edhe çmimet "Fifa World Player” e "Topi i Artë”.Per sulmuesin qëndron larg vetëm Kupa e Botës ku ai nuk është paraqitur asnjëherë si me skuadrën e Barcelonës.