Main » 2010»April»17 » Milan: Leonardo do të qëndrojë edhe pas verës
5:19 PM
Milan: Leonardo do të qëndrojë edhe pas verës
Milan ka
mohuar shkrimet në mediat italiane që
trajneri brazilian Leonardo do të largohet nga skuadra në verë. "Sport
Mediaset" ka njoftuar se Leonardo dy ditë më parë ka marrë vendim për t'u
larguar nga "rossonerët". Madje ishte njoftuar edhe se Marcello Lippi
është në krye të listës së kandidatëve për të zëvendësuar Leonardon.
"Lidhur me raportimet e shkëputjes së kontratës nga ana e Leonardos, ne
dëshirojmë të njoftojmë se janë gjëra të pabaza dhe të shpikura", thuhet
në një komunikatë të Milanit. Leonardo me Milanin ka kontratë deri në verën e
vitit 2011.