Drejtori
sportiv i Milanit, Ariedo Braida, ka insistuar se sulmuesi Klaas-Jan Huntelaar
është pjesë e planeve afatgjate të klubit. Në kohën e fundit spekulohej se futbollisti mund të largohet nga klubi, pas
vetëm një sezoni me Rossonerët. Mirëpo, Braida ka thënë se klubi nuk planifikon
ta shesë Huntelaarin. "Askush nuk qëllon si ai. Ai është i shkëlqyeshëm. Huntelaar shënon gjithmonë,
pse duhet ta shesim?”, tha Braida.