Main » 2010»March»18 » Nesta:Do te rikthehem shpejte ne fushen e lojes!
11:13 PM
Nesta:Do te rikthehem shpejte ne fushen e lojes!
Operacioni
në gju përfundoi me sukses dhe mbrojtësi italian i Milanit, Alesandro Nesta, u
premton tifozëve kuqezi rikthim të shpejtë në fushën e lojës.
Ditën
e hënë ish-qendërmbrojtësi i kombëtares italiane iu nënshtrua një ndërhyrjeje
kirurgjikale në gjurin e djathtë, për të riparuar këputjen e tendinës. Ai kaloi
dy netë në një nga klinikat e Romës dhe sipas analizave të para, gjithçka shkoi
me sukses.
Vetë futbollisti pohoi se dëmtimi në fakt ishte disi më i lehtë nga sa
parashikohej. Kjo do të thotë se edhe koha e nevojshme për t’iu rikthyer fushës
do të jetë më e shkurtër. "Para operacionit mendova se do të jetë e vështirë të
rikthehem para fundit të sezonit. Por gjatë ndërhyrjes u pa që një pjesë kishte
mbetur e paprekur”, tha Nesta për "Sky Sport Italia”, duke shtuar: "Mungesa ime
nuk do të jetë e gjatë. Si gjithmonë, do punoj fort për t’u rikthyer”.