Trajneri i skuadrës së Kategorisë së Dytë të Turqisë, Mersin
Idman Yurdu, është therur gjashtë herë me thikë gjatë ndeshjes që skuadra e tij
e zhvilloi të hënën kundër skuadrës Samsunspor, njoftojnë mediumet turke.
Trajneri Yksel Yesilova është therur nga vëllai i tij Murat Yesilova, i cili më
pas është arrestuar. Trajneri është dërguar menjëherë në spital, por lëndimet
nuk kanë qenë kërcënim për jetën. "Është zbuluar se Murat Yesilova, vëllai
i madh i trajnerit, ka qenë fajtor për sulmin. Në deklaratën e tij të parë për
policinë, është thënë se sulmi ishte bërë për arsye personale", shkruajnë
mediumet turke. Ndeshja u ndërpre pas vetëm 40 minutave.
|