Main » 2010»June»29 » Portugali - Spanjës,sot luhet derbi Iberik
2:58 PM
Portugali - Spanjës,sot luhet derbi Iberik
Sot luhen dy ndeshjet e fundit kualifikuese për në çerekfinalet e kampionatit botëror të futbollit, Afrika e Jugut 2010. Japonia, e vetmja skuadër e mbijetuar nga ekipet aziatike, do të përballet me Paraguajin. Në ndeshjen e dytë do të luajnë dy ekipe evropiane, Spanja dhe PortugaliaTrajneri i Spanjës, Vicente del Boske, mendon se skuadra e tij e ka kaluar "shock"-un psikologjik të humbjes me Zvicrën, ndërsa pret një tjetër paraqitje të madhe në derbin e sotëm iberik. Kampionët e Evropës u mundën 1-0 ndaj helvetikëve, por më pas arritën të merrnin dy fitore dhe të kalonin në turin tjetër."Gjithsesi, nuk mendoj se humbja me Zvicrën na ndihmoi. Ajo na dhembi shumë dhe na vuri në një pozicion të keq. Por, mënyra sesi e kaluam, tregoi se çdo ndeshje është e vështirë. Për ne ishte një shock i vërtetë", tha Del Boske. Ndërsa për ndeshjen e sotme, Del Boske tha se kampionët e Evropës tani e kanë marrë mësimin.Në krahun tjetër, Karlos Keiroz premtoi një Portugali pragmatiste. "Duhet të jemi një sekondë, një milimetër para rivalëve tanë. Duhet të mendojmë shpejt, të luajmë shpejt", tha ai.