Atdheu thërret për ndihmë trajnerin Jose Mourinho. Federata Portugeze e
Futbollit kërkon që "Special One” të marrë drejtimin e kombëtares për dy ndeshjet
e ardhshme eleminatore të Euro 2012 pasi luzitanët rrezikojnë të ngelen jashtë
këtij evenimenti.
Danimarka dhe Islanda në 8 dhe 12 tetor do jenë kundërshtarët e radhës për
Portugalinë ku luzitanëve u duhen 6 pikë për të vazhduar të qetë garën eleminatore.
Madail do takohet me agjentin e teknikut, me shpresën që Mourinho të marrë
drejtimin e kombëtares pas shkarkimit të Quieroz.
Ndërkohë, tekniku i Sportingut të Lisbonës, Paulo Bento ka deklaruar se nuk
ka firmosur asnjë marrëveshje me federatën.
|