Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, ka ngritur supet
rreth kritikave për taktikat e tij, pas humbjes nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.
Francesco Totti kritikoi lojën e Romës dhe tha se Roma nuk mund të luajë më
në atë mënyrë pas humbjes prej 2-0 në Allianz Arena.
"Nuk di asnjë për këtë. Nuk kam lexuar asgjë për të. Nuk dua të komentoj.
Bukuria e sportit është se brenda tre ditësh ne fillojmë përsëri. Kam pasur
shumë momente si ky në karrierë”, ka thënë Ranieri.
Ndërkohë edhe Presidentja e Romës, Rosella Sensi, po ashtu ka shprehur
mendimin e saj për rezultatin. "Nuk jam e kënaqur, por kam besim. Ishte një
ndeshje e çuditshme”, ka thënë ajo.
|