Menaxheri i Luca Tonit ka bërë të ditur se e ardhmja e klientit të tij ende nuk është e qartë. Sulmuesi i Bayern Munichut u huazua në Romë në janar për gjashtë muaj dhe ka arritur t’u ndihmojë Giallorossëve të kalojnë në pozitën e parë në Serie A."Besoj se Luca është i lumtur në Romë dhe këtë e ka shprehur . Takim me klubin? Për momentin nuk kemi caktuar takim, pasi tani jemi në fazë vendimtare të sezonit dhe futbollisti është i përqendruar në paraqitjet e tij.