Main » 2010»May»5 » Tifozët e skuadres se Romës kopjojnë Barcelonën
2:45 PM
Tifozët e skuadres se Romës kopjojnë Barcelonën
Roma kopjon stilin e
Barcelonës për ndeshjen finale të Kupës së Italisë që do zhvillohet sot në
"Olimpico”.Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth 200 tifozë romanistë janë mbledhur pranë
hotelit ku është vendosur skuadra zikaltër duke u përpjekur t’i lënë pa gjumë.
Për të rivendosur qetësinë ka ndërhyrë policia e kryeqytetit që ka larguar
ultrasit verdhekuq. "Nëse do të bëjnë zhurmë, për ne nuk ka rëndësi pasi jemi mësuar pas
Barcelonës”, tha Mourinho në konferencën për shtyp, duke provokuar në njëfarë
mënyrë tifozerinë kundërshtare. Të vetmit zikaltër që dolën në dritare për të
parë tifozët kundërshtarë ishin Balotelli dhe Arnautovic.