Main » 2010»April»1 » Totti i gatshëm per te ndihmuar Romën
10:17 AM
Totti i gatshëm per te ndihmuar Romën
Francesco Totti ka bërë të ditur se është shëruar plotësisht, 42 ditë
pas dëmtimit që e kishte lënë jashtë fushës. Kapiteni i Romës thotë se
është i gatshëm ta ndihmojë ekipin e tij drejt titullit të kampionit,
pasi klubi nga kryeqyteti italian iu afrua vetëm një pikë liderit Inter,
të cilin e mposhti me mund 2:1, në Olimpico të shtunën që shkoi. Totti
luajti 10 minuta në këtë ndeshje. "Jam i lumtur që jam rikthyer pas lëndimit. Tashmë ndihem i gatshëm për
ta dhënë kontributin tim për pjesën finale të sezonit. Arma kryesore e
fitores tonë ndaj Interit ishte grupi. Viteve të fundit, kjo mënyrë e
lojës po funksionon në mënyrë perfekte”, ka thënë mesfushori me përvojë
për të përditshmen italiane Il Corriere dello Sport.