Sulmuesi i Herkulesit, David Trezege ka deklaruar se është i gatshëm për t’u
kthyer në kombëtare, pasi tashmë Raimond Domenek, me të cilin kishte konflikt
nuk është më pjesë e "Gjelave”.
"Lauran Blan më njeh shumë mirë si futbollist dhe si person. Nëse i duhem do
t’i përgjigjem pozitivisht ftesës së tij”, ka theksuar Trezege, i cili për herë
të fundit në kombëtare është paraqitur në fitoren e realizuar ndaj Anglisë në
miqësoren e zhvilluar në vitin 2008. "Fakti që Domenek më nuk është përzgjedhës
ka ndryshuar shumë gjëra te unë dhe nëse është ftuar Luis Saha, që është
32-vjeç, kjo do të thotë se gjasa për të luajtur në kombëtare kemi të gjithë”,
ka shtuar Trezege, i cili në tetor e feston ditëlindjen e 33-të. Trezege ishte
pjesë e kombëtares së bashku me Blanin kur e fituan titullin e kampionit
|