Trajneri portugez e ka përjashtuar mundësinë që të paktën në
një të ardhme të afërt, të ulet në krye të stolit të Milanit.
"Pas Ibrahimoviçit edhe unë te Milani? Vështirë, e dua shumë
Interin”. Me këto fjalë të thëna për "Mediaset Premium”, Hoze Mourinjo e ka
përjashtuar mundësinë që të marrë drejtimin e kuqezinjve. Të paktën në një të
ardhme të afërt.
Më pas vijoi: "Është e vërtetë, në futboll kurrë mos thuaj kurrë. Por kam qenë
kundërshtar i Milanit më parë, gjithnjë me respekt të madh. E dua shumë Interin
për të menduar se mund të ndodhë diçka e tillë”.
Në fund, një batutë për Serinë A: "Interi e ka nisur me barazim, por më pas ka
fituar dhe rezultatet e ndeshjeve të tjera kanë qenë të favorshme për
zikaltrit. Duhet të shikohet gjithnjë në fund”.
|