Louis Van Gaal nuk ka aspak ndërmend ta cilësojë "mik”
teknikun e Interit, Jose Mourinho, edhe pse ky i fundit ka thënë disa here se
periudha e punës me holandezin tek Barcelona, ka qenë një nga më të bukurat e
karrierës së tij."Unë nuk do ta bëja atë që bëri Mourinho në Barcelonë. Nuk do isha sjellë në
një mënyrë aq provokuese”, thekson Van Gaal në një intervistë për gazetën
gjerman "Sport Bild”. Më tej ai përqendrohet tek karriera e luzitanit. "Ka qenë bukur ta shikosh rritjen e tij. E kam parë se e kuptonte lojën dhe e
kam mësuar si ta bëjë punën e tij, sepse unë e kuptoj futbollin në mënyrë të
ndryshme nga trajnerët e tjerë. Mourinho stërvit për të fituar, unë për të
zhvilluar një lojë të bukur. Rruga ime është më e vështirë”, përfundon tekniku
i Bayern Munchen që do takohet me ish zëvendësin e tij në 22 maj në stadiumin
"Santiago Bernabeu”.