Holandezi i Bajernit ka shprehur rezerva mbi mënyrën e lojës
së Romës, kundërshtarit të bavarezëve në sfidën e mbrëmshme në Ligën e
Kampionëve.
"Roma luajti si Interi (në finalen e kaluar të
Champiionsit), me dhjetë lojtarë prapa. Nëse ju e pranoni këtë mënyrë të
luajturi, mua nuk më pëlqen”, deklaroi Van Gal pas ndeshjes së fituar mbrëmë
2-0 ndaj verdhekuqve. E vetmna që shpëton është "Fiorentina e Prandelit, vitin
e kaluar”.
Në përballjen e mbrëmjes së djeshme në "Allianz Arena”, skuadra e Ranierit i
rezistoi për 78 minuta presionit të Bajernit, duke aplikuar një lojë mbrojtëse.
Kjo taktikë rezultoi vetëvrasëse për verdhekuqtë, të cilët përballë kishin lojtarë
si Myler apo Klose. Rezultati? Ndeshje e humbur.
|