Ne nje konference per shtyp presidenti i Interit, Massimo Moratti,
shprehet: "Mendoj se sot eshte stervitur. Do te kthehet! Duhet vetem te
kuptojme nese do te luaje ne kete ndeshje apo ne tjetren. Eshte normale
qe eshte i nevojshem, eshte pjese e skuadres. Do te jete i rendesishem
kthimi i tij per fundin e sezonit.” Ndersa pyetjes per te ardhmen e
Mourinhos i pergjigjet: "Zerat nuk me shqetesojne!”
Eshte bere zyrtare tashme largimi i Luisaos nga Benfica i cili mund te
luaje ne Spanje ne sezonin e ardhshem. Sipas te perditshmes portugeze "A
Bola", e ardhmja e mbrojtesit mund te jete Atletico Madrid.
Pas demtimit ne ndeshjen e te shtunes me Birmingham, Cesc Fabregas
rrezikon te mos luaje ne ndeshjen e te merkures kunder Barcelones, per
Champions League. "Nuk e di nese Cesc do te jete i gatshem per ndeshjen e
te merkues. Do ti nenshtrohet nje kurimi dhe mjeket do te vleresojne se
sa i rende eshte demtimi.”- shprehet Wenger.
Mino Raiola mund te kerkoje shitjen e Mario Balotellit, sepse duket se
raportet me Interin jane prishur. Ashtu sic raporton edhe shtypi,
marredheniet me Mourinhon jane shume te largeta sepse portugezi qendron i
palevizur ne idete e tij. E vetmja menyre per te rregulluar keto
marredhenie eshte qe Mario ti kerkoje falje tranierit te tij. Domethene e
ardhmja e Balotellit eshte ende per tu vendosur. Edhe tifozet jane te
ndare per sa I perket kesaj ceshtjeje. Sipas nje sondazhi rreth 40% te
tyre mendojne se e ardhmja e tij eshte kuqezi, 35% mendojne se ai do te
largohet nga Italia dhe vetem 25 % perkrahin idene qe ai do te vazhdoje
te jete interist. Gjithcka mbetet per tu pare…
Tom Hicks thuhet të mos jetë i interesuar për të shitur 40 % të
aksioneve të tij te Liverpooli për të bllokuar kështu edhe njëherë
investimet në skuadrën nga Merseyside.Presioni është rritur
në mënyrë enorme mbi pronarët George Gillet dhe Tom Hicks, por Hicks ka
vendosur të mos heqë dorë nga The Reds.Christian Purslow, drejtor menaxhues te Liverpooli, mendon se Hicks
do të sigurojë mjaft para për të investuar gjatë verës nëse ai qëndron.Thuhet se Hicks është duke e menduar shitjen e Fernando Torresit në
mënyrë që të transferohen katër ose pesë lojtarë të rinj. E ardhmja e
Torresit varet edhe nga qëndrimi i Hicks.Shumë grupe të fuqishme investitorësh janë treguar të interesuara për
ta blerë
... Read more »
Alessandro del Pierro thotë se Juventusi vazhdon të luftojë me
të gjitha forcat që ka për pozitën e katërt e cila dërgon në
kualifikimet e Ligës së Kampionëve.Dje Juve u mundua shumë,
por arriti të fitojë me rezultat 2-1 ndaj Atalantas."Dëshiruam të fitojmë me çdo çmim dhe e arritëm këtë, edhe pse ishte
vështirë. Jam i lumtur për shkak të golit tim dhe kontributit tim në tre
pikë”"Nuk mund të them se të gjithë probleme janë zgjedhur, por fitorja na
jep entuziazëm. Fitorja është arsye për të vazhduar luftën për vendin e
katërt të tabelës, për të vazhduar të luftojmë”, ka thënë Del Piero.
"Për mua është e rëndësishme të luaj, të
cilën dua ta bëj. Kur e bëj këtë, mund të shënoj gola, dhe kur nuk luaj
mirë, e adaptoj lojën time ashtu që të mund të përmirësohem”."Kur jam i lumtur jashtë fushe, jam i
lumtur edhe në fushë.Vetëm
shpresoj të jap më të mirën dhe të ndihmoj bashkëlojtarët. Rruga është e
qartë, përpiqem t’i ndihmoj ata pasi ata më ndihmojnë mua. Nuk jam
vetëm unë, është edhe ekipi”, ka thënë Ibrahimovic.
Olympique Marseille përfundoi pritjen 17-vjeçare për trofe të shtunën
mbrëma, duke mposhtur Bordeaux 3-1 në finalen e Kupës së Ligës. "Është
gëzim i madh për të gjithë. Janë emocione të fuqishme”, tha trajneri i
Marseille, Didier Deschamps. Pas pjesës së parë pa gola, Marseille kaloi në epërsi kur Souleymane
Diawara realizoi me kokë pas një goditjeje nga këndi në minutën e 61-të.
Marseille dyfishoi epërsinë gjashtë minuta më vonë, nëpërmjet Mathieu
Valbuenas, ndërsa siguroi fitoren në minutën e 77 me autogolin e
mbrojtësit Matheu Chalme. Ludovic Sane shënoi golin e ngushëllimit për
kampionin në fuqi Bordeaux në minutën e 84-t. Ky është trofeu i parë për Marseillen në Kupën e Ligës dhe trofeu i parë
i fituar nga Liga e Kampionëve më 1993. "Bordeaux e ka fituar tri herë
Kupën e Ligës dhe ishin kampionë në fuqi. Nga ky këndvështrim, ne ishim
më të motivuar se Bordeaux”, u
... Read more »
Forma e jashtëzakonshme që po kalon 22-vjeçari me fanellën blaugrana e
bën të pashmangshëm krahasimin me trajnerin aktual të Argjentinës. Por
Mesi theksoi se ky është një krahasim i pavend. "Edhe pasi të kenë
kaluar një milion vjet, unë kurrë nuk kam për t’u bërë si Maradona”,
pohoi "El pulce” për të përditshmen sportive spanjolle "As”.Më
tej ylli argjentinas shtoi: "Për të qenë i sinqertë, nuk dëshiroj të
krahasohem me të. Ai është futbollisti më i madh i të gjitha kohërave.
Unë dua të shkruaj historinë time për gjithçka që do të kem arritur në
karrierë”. Në lidhje me kombëtaren, Mesi theksoi se fakti që nuk
konsiderohet favorite e lehtëson Argjentinën nga presioni, gjë që sipas
tij, është pozitive.