Olympique Marseille përfundoi pritjen 17-vjeçare për trofe të shtunën
mbrëma, duke mposhtur Bordeaux 3-1 në finalen e Kupës së Ligës. "Është
gëzim i madh për të gjithë. Janë emocione të fuqishme”, tha trajneri i
Marseille, Didier Deschamps. Pas pjesës së parë pa gola, Marseille kaloi në epërsi kur Souleymane
Diawara realizoi me kokë pas një goditjeje nga këndi në minutën e 61-të.
Marseille dyfishoi epërsinë gjashtë minuta më vonë, nëpërmjet Mathieu
Valbuenas, ndërsa siguroi fitoren në minutën e 77 me autogolin e
mbrojtësit Matheu Chalme. Ludovic Sane shënoi golin e ngushëllimit për
kampionin në fuqi Bordeaux në minutën e 84-t. Ky është trofeu i parë për Marseillen në Kupën e Ligës dhe trofeu i parë
i fituar nga Liga e Kampionëve më 1993. "Bordeaux e ka fituar tri herë
Kupën e Ligës dhe ishin kampionë në fuqi. Nga ky këndvështrim, ne ishim
më të motivuar se Bordeaux”, u shpreh Deschamps, i cili ishte kapiten i
ekipit të Marsilles që fitoi Ligën e Kampionëve më 1993.