Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka kërkuar nga krerët e klubit që në fund të këtij edicioni të transferojnë sulmuesin e Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga gazeta angleze "Daily Mirror". Sipas gazetës, Mancini është i gatshëm të shpenzojë mbi 50 milionë euro për të transferuar Ibrahimovicin, që kohët e fundit ka hasur në kritika te Barcelona.
Sulmuesi i Interit, Diego Milito, është i bindur se skuadra e tij do ta mposhtë Barcelonën në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.Ndeshja e parë luhet në stadiumin "Giuseppe Meazza" më 20 prill, ndërsa ajo e kthimit pas një jave në stadiumin "Camp Nou". "Interi është skuadër e madhe dhe tashmë një kohë të gjatë i ka munguar suksesi në Ligën e Kampionëve, të cilin duam ta kthejmë. Nuk do të jetë aspak lehtë, por ne jemi të destinuar për të mposhtur skuadrën e Barcelonën dhe të shkojmë në finale", është shprehur argjentinasi Milito.
Mesfushori i super talentuar i Barcelonës Andres Iniesta ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjes të së martës ka dëmtuar kofshën e këmbës së djathtë dhe do të mbetet jashtë fushës për një muaj.Bazuar në këtë lajm, është e sigurt se Iniesta nuk do të paraqitet në asnjërën nga dy ndeshjet e gjysmëfinale së Ligës së Kampionëve që Barcelona i zhvillon kundër Interit të Milanos, si dhe në ndeshjet e ardhshme të mbetura të Primera Divisionit.