SITE MENU


Our poll


Kampionati juaj i preferuar?
Total of answers: 47
http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/e/e9/Wikinews-Soccer-logo.svg/605px-Wikinews-Soccer-logo.svg.png

Football news

ADVERTISEMENT
  Play Casino Games at Online Casino Tropez
BECOME A FAN

BECOME A FAN


Main » 2010 » June » 27


Trajneri i Argjentinës, Diego Maradona e krahasoi talentin e ri Gonzalo Higuain, me legjendat golashënuese, Gabriel Batistuta dhe Hernan Crespo.Higuain debutoi me kombëtaren argjentinase tetorin e kaluar, por pati impakt të menjëhershëm, pasi goli i tij kundër Perusë e ndihmoi skuadrën të kualifikohej për në Botërorin 2010."Higuain ka cilësi edhe si Bati, edhe si Crespo, është i kompletuar. Do të ketë një të ardhme spektakolare, ndërkohë që përjeton momentet më të mira”, tha
Views: 417 | Added by: sport | Date: 2010-06-26 | Comments (0)



Petr Cech ka thënë se Jabulani është një top shumë normal, duke dalë kështu përkundër kritikave që kanë shumica e portierëve që luajnë në Kupën e Botës."E kam të qartë se lojtarët janë në Kupën e Botës dhe secila humbje është e pakëndshme. Në këtë rast nuk është lehtë të kritikosh veten, më lehtë është të themi ta kritikosh topin, se ai është fajtor për gjithçka”."Kam pasur rast të luaj me Jabulani. Ka ndodhur në miqësoren kundër Turqisë. Nëse mund të vlerësoj brenda atyre 90 minutave, gjatë të cilës kohë pata shumë kontakte me të, atëherë mund të them se është një top normal”, ka thënë Cech.
Views: 400 | Added by: sport | Date: 2010-06-26 | Comments (0)



Asi i Interit, Wesley Sneijder, ka thënë se ai nuk ka ndërmend të kthehet te Real Madridi dhe të punojë së bashku me Jose Mourinhon."Unë ia dëshiroj Mourinhos çdo të mirë te Real Madridi dhe shpresoj që ai të fitojë gjithçka, sepse ai e meriton këtë si trajner që është. Por, unë nuk do të kthehem te Real Madridi. Do të isha i çmendur ta bëja këtë. Ata më trajtuan keq dhe pa kurrfarë respekti”.
Views: 433 | Added by: sport | Date: 2010-06-26 | Comments (0)



Sevilla i ka bërë thirrje Milanit të bëjë ofertë për sulmuesin e saj Luis Fabiano, nëse dëshiron ta transferojë atë.Presidenti i Sevillas, Jose Maria Del Nido, konfirmoi se klubi dëshiron t’ia zgjasë kontratën sulmuesit brazilian, por ka pranuar se nëse Milani bën një ofertë të mirë, atëherë ai është i gatshëm ta shesë atë."Nëse Milani e dëshiron Luis Fabianon, duhet të bëj ofertë duke e ditur se ai ka edhe një vit në kontratën e tij. Nuk e di nëse ne mund t’ia garantojmë atë që ai do, por ne po punojmë në atë drejtim”, theksoi Del Nido.
Views: 419 | Added by: sport | Date: 2010-06-26 | Comments (0)



Cacau, braziliani i natyralizuar si gjerman, nuk do të jetë në dispozicion të Loew nesër në Bloemfontein në ndeshjen kundër Anglisë.Pas stërvitjes së lodhshme të djeshme, Cacau ka rezultuar me probleme fizike.Gjatë stërvitjes së pasdites në Bloemfontein mund të mungojnë edhe Schweinsteiger e Boateng, dy futbollistët e dalë të dëmtuar nga sfida e fundit me Ganën. Sidomos mesfushori i Bayernit është në dyshim të fortë.
Views: 485 | Added by: sport | Date: 2010-06-26 | Comments (0)



Uruguaji është skuadra e parë që ka kaluar në fazën cerekfinale të botërorit Afrikë e Jugut 2010, pasi ka mundur Korenë e Jugut me rezultatin 2-1.Lojtarët latinë kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e tetë me anë të Suarez, rezultat me të cilin u mbyll dhe pjesa e parë e ndeshjes, e cila u karakterizua nga sulme të ndryshme.Me fillimin e pjesës së dytë aziatikët kanë luftuar për të arritur barazimin dhe e kanë gjetur atë me anë të Lee, në minutën e ’68.Por 12 minuta më vonë ka qenë sërish Suarez që ka dyfishuar rezultatin për Uruguajin, duke siguruar edhe fitoren skuadrës së tij.Skuadra rivale e Uruguajit do të dalë nga takimi SHBA-Ganë, që luhet mbrëmjen e sotme.
Views: 446 | Added by: sport | Date: 2010-06-26 | Comments (0)

ADVERTISEMENT







Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
ADVERTISEMENT
Play Casino Games at Online Casino Tropez
BECOME A FAN