Uruguaji është skuadra e parë që ka kaluar në fazën cerekfinale të botërorit Afrikë e Jugut 2010, pasi ka mundur Korenë e Jugut me rezultatin 2-1.Lojtarët latinë kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e tetë me anë të Suarez, rezultat me të cilin u mbyll dhe pjesa e parë e ndeshjes, e cila u karakterizua nga sulme të ndryshme.Me fillimin e pjesës së dytë aziatikët kanë luftuar për të arritur barazimin dhe e kanë gjetur atë me anë të Lee, në minutën e ’68.Por 12 minuta më vonë ka qenë sërish Suarez që ka dyfishuar rezultatin për Uruguajin, duke siguruar edhe fitoren skuadrës së tij.Skuadra rivale e Uruguajit do të dalë nga takimi SHBA-Ganë, që luhet mbrëmjen e sotme.