Main » 2010»June»21 » Argjentina, 7 ndryshime kundër Greqisë
11:33 AM
Argjentina, 7 ndryshime kundër Greqisë
Pothuajse të kualifikuar për një të tetat e finaleve pas dy sukseseve në dy ndeshje, Argjentina mund të paraqitet me një formacion të ndryshuar në përballjen me Greqinë (të martën). Trajneri Diego Armando Maradona ka bërë shtatë ndryshime në stërvitje në raport me ekipin që luajti kundër Koresë së Jugut. Në sulm priten të luajnë Diego Milito dhe Sergio Aguerro, të mbështetur nga Lionel Mesi.Aguero: "Leo dhe unë njihemi prej kohësh, ne kemi luajtur sëbashku disa në ndeshje në vitin 2005. Kuptohemi mirë. Gjatë stërvitjes, Diego më tha se do të më rreshtojë me Mesin”.