Sulmuesi i Interit, Mario Balotelli, i ka hapur dyert për një kalim të mundshëm te Arsenali, mirëpo është agjenti i tij Mino Raiola ai që i mbyll ato.Balotelli ishte në Milano të martën në mëngjes për t’iu nënshtruar testit të maturës, ndonëse pyetja kryesore ishte për të ardhmen e tij, e për të cilën ai u shpreh, "Nuk e di nëse do të qëndroj te Interi, do të shohim. Arsenali? Jam i kënaqur që pëlqehem nga Arsenali. Nuk e di nëse ka pasur kontakte, pyeteni agjentin tim”.Pas largimit të Balotellit nga mediat me veturën e tij sportive Audi, ishte e shpejtë përgjigja e agjentit Mino Raiola, që theksoi, "Nuk mendoj se Balotelli është në treg, por nuk e di nëse Interi do t’ia jap mundësinë të luaj”.