Agjenti i yllit gjerman, Mesut Ozil, ka thënë se mesfushori i Werder Bremenit, do të dëshironte të kalonte te Barcelona. "Po, ai është tifoz i Barcelonës që nga mosha 12 ose 13 vjeçare. Ai e ka thënë këtë gjashtë muaj para fillimit të Botërorit, por tani të gjithë flisni për të. Ai tani është i fokusuar në Botëror dhe nuk i interesojnë gjërat tjera. Ai ka edhe një vit kontratë me Werderin dhe nuk dua të komentoj më tutje”, ka thënë Reza Fazelli.Ozil ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme me paraqitjet e tija sensacionale, duke bërë që klubet më të mëdha evropiane të vihen në kërkim të tij.
Sulmuesi i Interit, Mario Balotelli, i ka hapur dyert për një kalim të mundshëm te Arsenali, mirëpo është agjenti i tij Mino Raiola ai që i mbyll ato.Balotelli ishte në Milano të martën në mëngjes për t’iu nënshtruar testit të maturës, ndonëse pyetja kryesore ishte për të ardhmen e tij, e për të cilën ai u shpreh, "Nuk e di nëse do të qëndroj te Interi, do të shohim. Arsenali? Jam i kënaqur që pëlqehem nga Arsenali. Nuk e di nëse ka pasur kontakte, pyeteni agjentin tim”.Pas largimit të Balotellit nga mediat me veturën e tij sportive Audi, ishte e shpejtë përgjigja e agjentit Mino Raiola, që theksoi, "Nuk mendoj se Balotelli është në treg, por nuk e di nëse Interi do t’ia jap mundësinë të luaj”.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, është i bindur se skuadra e tij mund të përfundojë në njërin nga tre vendet e para sezonin e ardhshëm, por nuk ka precizuar në mënyrë të sigurt nëse Milani mund ta fitojë Scudetton."A mund ta fitojë Milani Scudetton? Sigurisht, Milani do të jetë i suksesshëm. Objektivi ynë është top-treshja. Struktura këtu është e shkëlqyer dhe përshtypja ime e parë nga këtu është e mirë”, theksoi Allegri.
Ish-mbrojtësi italian, Claudio Gentile reagoi pasi trajneri i Argjentinës Diego Maradona i përmendi emrin, duke rikujtuar ndërhyrjet e tij të ashpra në Botërorin 1982.Pas ndeshjes me Meksikën, Maradona tha se Lionel Messi u masakrua nga mbrojtësit kundërshtarë, ashtu siç kishte bërë vite më parë italiani Gentile ndaj tij, të cilin e cilësoi "mbrojtës vrasës”. "Me ato që tha, jam shumë dakord me opinionin e dhënë nga Pele dhe Platini se Maradona është më shumë një klloun, se sa një trajner”, tha Claudio Gentile për mediat italiane.
Brazili pothuajse prej të gjitha kombëtareve në botëror ka dëshmuar cilësinë më të mirë. Brazilianët kanë shënuar në të gjitha ndeshjet fitore me përjashtim të barazimit (0:0) me Portugalinë. E nisëm me fitore me rezultat 2:1 me Korenë e Veriut, një fitore mjaft e vështirë, që la në dyshim shumë njohës se Brazili nuk do të dëshmojë vlerat ashtu si di. Në ndeshjen e dytë, Brazili shpërtheu me lojë dhe rezultat 3:1 kundër një kombëtare që ka futbollistë të spikatur, siç është Bregu i Fildishtë. Fitore që shumëkujt ia mbylli gojën, sepse loja e dobët ka qenë e rastit me Korenë. Më pas, vjen radha me Portugalinë, por Brazili mençur luajti dhe barazoi 0:0, duke ruajtur shumë futbolliste. Kombëtarja braziliane që udhëhiqet nga strategu Carlos Dunga, në të tetën e finales shkeli me lojë Kilin, duke deklasuar me rezultat 3:0.
... Read more »