Brazili pothuajse prej të gjitha kombëtareve në botëror ka dëshmuar cilësinë më të mirë. Brazilianët kanë shënuar në të gjitha ndeshjet fitore me përjashtim të barazimit (0:0) me Portugalinë. E nisëm me fitore me rezultat 2:1 me Korenë e Veriut, një fitore mjaft e vështirë, që la në dyshim shumë njohës se Brazili nuk do të dëshmojë vlerat ashtu si di. Në ndeshjen e dytë, Brazili shpërtheu me lojë dhe rezultat 3:1 kundër një kombëtare që ka futbollistë të spikatur, siç është Bregu i Fildishtë. Fitore që shumëkujt ia mbylli gojën, sepse loja e dobët ka qenë e rastit me Korenë. Më pas, vjen radha me Portugalinë, por Brazili mençur luajti dhe barazoi 0:0, duke ruajtur shumë futbolliste. Kombëtarja braziliane që udhëhiqet nga strategu Carlos Dunga, në të tetën e finales shkeli me lojë Kilin, duke deklasuar me rezultat 3:0. Po ky është Brazili i vërtet dhe që po mrekullon ndeshje pas ndeshje. karakteristikë tjetër është se Dunga edhe kur fiton nuk kënaqet, por gjen vërejtje e vërejtje dhe thotë se duhet përmirësime e përmirësime. Jo i kënaqur, por për atë edhe i ka rezultatet. Asnjë fitore nuk e kënaq, sepse synon majën e botërorit dhe t’i sjellë shtetit të tij titullin e gjashtë. Si zakonisht, Carlos Dunga kurrë nuk është i kënaqur me atë që ka arritur, duke kërkuar më shumë dhe më shumë. Pasi deklasoi Kilin, Dunga ka thënë se ai ka përmbushur anën kreative që kërkoi populli brazilian dhe njëherësh ka bërë thirrje për përmirësim. "Ne duhet të përmirësohemi në të gjitha sektorët e lojës tonë, por ishte një ndeshje e mirë ndaj Kilit. Ne tashmë kemi thënë se po tentojmë të luajmë futboll të hapur që të gjithë duan ta shohin. Lojtarët luajtën mirë dhe ne bëmë shumë në sulm. Ne e dimë se Holanda është ekip i vështirë për t’u mposhtur, pasi që ka aftësi të mëdha teknike, tha Dunga. Përzgjedhësi brazilian, që ishte edhe shumë i kritikuar që nuk ftoj në botëror disa yje, si Ronaldinhon e Paton, por edhe disa të tjerë. Brazili edhe pa ta po shkëlqen dhe po bënë më të mirën.