Gianluigi Buffon ka njoftuar se do të operohet pas lëndimit në shpinë. Ndërhyrja kirurgjike pritet ta lërë atë jashtë fushës deri në vitin e ardhshëm.Portieri i Juventusit dhe Italisë ka vuajtur nga ky lëndim gjatë gjithë sezonit dhe u paraqit në vetëm 45 minuta të Kampionatit botëror. Ai shpresoi të paraqitej në vazhdim të garës, mirëpo eliminimi i hershëm i Italisë e pamundësoi një gjë të tillë."Kam vendosur. Ka kaluar kohë e gjatë që kam jetuar nën këtë dyshim, andaj do të operohem. Operacioni nuk do të bëhet menjëherë, por në vitin 2011 do të kthehem i mirë si i ri. Mund të kthehem edhe më herët, por nuk dua të mashtroj veten. Të themi se jam i përqendruar të kthehem në janar. Planifikoj të shfrytëzoj gjithë kohën që më nevojitet”, tha Buffon për të përditshmen sportive italiane, Corriere dello Sport.