Gianluigi Buffon ka njoftuar se do të operohet pas lëndimit në shpinë. Ndërhyrja kirurgjike pritet ta lërë atë jashtë fushës deri në vitin e ardhshëm.Portieri i Juventusit dhe Italisë ka vuajtur nga ky lëndim gjatë gjithë sezonit dhe u paraqit në vetëm 45 minuta të Kampionatit botëror. Ai shpresoi të paraqitej në vazhdim të garës, mirëpo eliminimi i hershëm i Italisë e pamundësoi një gjë të tillë."Kam vendosur. Ka kaluar kohë e gjatë që kam jetuar nën këtë dyshim, andaj do të operohem. Operacioni nuk do të bëhet menjëherë, por në vitin 2011 do të kthehem i mirë si i ri. Mund të kthehem edhe më herët, por nuk dua të mashtroj veten. Të themi se jam i përqendruar të kthehem në janar. Planifikoj të shfrytëzoj gjithë kohën që më nevojitet”, tha Buffon për të përditshmen sportive italiane, Corriere dello Sport.
Pasi nuk ka arritur të futet në përfaqësuesen italiane, duket se Mario Balotelli ka pasur shumë kohë për t’u marrë me gjërat tjera.Sipas Repubblica.it, sulmuesi i Interit është ndalur nga policia pasditen e të dielës, pasi ishte zënë duke vënë zjarr nga një revole lodër, në Piazza della Repubblica të Milanos. Balotelli ishte në shoqëri të tre miqve të tij dhe grupi është parë duke gjuajtur me këtë revole lodër nga një grua e moshuar, e cila e thirri policinë në vendin e ngjarjes. Kur policia pa se prezent ishte futbollisti i Interit, lejoi që ky grup i miqve të largohej vetëm me një vërejtje.
Portieri spanjoll ka bërë të ditur se kërkohet nga dyshja e klubeve angleze nga qyteti i Manchesterit, United dhe City. 29-vjeçari gjatë gjithë karrierës së deritashme ka qenë pjesë e Realit, por nuk e mohon mundësinë e largimit nga klubi. Casillas, i cili është i angazhuar me Spanjën në Kampionatin botëror, tha për të përditshmen angleze, Daily Star: "Jam i vetëdijshëm për interesimin nga Manchester United dhe City. Jam mirënjohës për secilin klub që shpreh interesim në kualitetet e mia si portier. Gjatë gjithë karrierës kam qenë në Real dhe ende kënaqem çdo ditë në stërvitje. Por, në futboll asgjë nuk është e sigurt dhe nuk mund të them se kurrë nuk do të largohem nga nga klubi”.
Deco parashikohet të bashkohet me kombëtaren portugeze për përballjen me Spanjën, pas rikuperimit nga një lëndim. Mesfushori pritet të futet në lojë që në pjesën e parë. Por skuadrës së Carlos Queiroz mund t’i mungojë anësori Danny, i cili u dëmtua gjatë ndeshjes me Brazilin.Federata Portugeze e Futbollit konfirmoi se Danny ka nevojë për trajtim mjekësor dhë do t’i nevojitet kohë për t’u rikthyer në formë.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Argjentinës, Diego Milito, ka thënë se anglezi Wayne Rooney është sulmuesi më i mbivlerësuar në botën e futbollit, shkruan të dielën "Daily Mirror". Sipas argjentinasit, Rooney nuk është as në mesin e 20 sulmuesve më të mirë në botë. "Kur dëgjoj krahasime se Rooney është i njëjtë me Lionel Messin më bëjnë të qeshin shumë. Rooney është futbollist i mirë dhe nuk ka dyshim për këtë, mirëpo nuk është në të njëjtin nivel me Messin. Këto krahasime janë plotësisht të gabuara", tha Milito.
Legjenda e futbollit gjerman, Franz Bekenbauer është shprehur i lumtur që i doli parashikimi për ndeshjen në mes Gjermanisë dhe Anglisë.Bekenbauer kishte paralajmëruar një fitore të kombëtares gjermane."Unë e pata paralajmëruar një fitore të Gjermanisë, por askush nuk më besoj. Ne ishim më të mirët në çdo aspekt së Anglia. Anësori vërtetë duhet ta sheh golin që e ka anuluar. Ai ka qenë një gol i pastër. Fatmirësisht, ne shënuam dhe dy gola tjerë, pasi që atëherë do të kishte shumë diskutime për atë gol”, tha Bekenbauer.
Mbrojtësi i majtë i Përfaqësueses së Brazilit, Michel Bastos, në fund të kampionatit botëror "Afrika e Jugut 2010" pritet të transferohet te skuadra e Interit nga Lyoni, shkruan të dielën gazeta franceze "L'Equipe". Për transferimin e Bastosit skuadra italiane duhet të paguajë një dëmshpërblim prej 25 milionë eurosh sa kërkon Lyoni.
Drejtuesit e Juventusit po bëjnë gati ofertën për transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, meksikanit Rafael Marquez. Lajmi është bërë i ditur të dielën nga gazeta italiane "Tuttosport". Trajneri i ri i Juventusit, Luigi del Neri, e sheh Marquezin 31-vjeçar si përforcim adekuat për edicionin e ri. Mbrojtësi meksikan në edicionin e fundit nuk ka pasur shumë paraqitje te Barça dhe më herët pati deklaruar se dëshiron të largohet nga "Camp Nou".
Fabio Capello, përzgjedhës i kombëtares së Anglisë, ka thënë se as që ka ndërmend të jap dorëheqje nga posti. Capello është ankuar në gjyqtarët se e kanë dëmtuar rëndë për një gol të pastër si loti. Sigurisht se kjo ka ndikuar edhe në rënie e moralit të futbollistët e tij. I pyetur në një konferencë për shtyp pas takimit nëse do të jepet dorëheqje, Capello u përgjigj thjeshtë; "Absolutisht që jo”."Duhet të presim derisa të kthehem në Londër. Dua të flas me kreun e Federatës angleze për të vendosur të ardhmen time. Nëse ata kanë besim tek unë apo jo”, tha Capello.
Në të tetën e finales në Botërorin "Afrika e Jugut 2010”, sot përballen Holanda-Sllovakia dhe Brazili-Kili.Ndeshja e dy kombëtareve evropiane fillon në orën 16.00, ndërsa dy ekipet e Amerikës Latine luajnë në orën 20.30.
Katër çerekfinalistët e parë janë Uruguai, Gana, Gjermania dhe Argjentina.
Fitorja e thellë 4:1 e kundër Anglisë e ka gëzuar përtej mase kapitenin e reprezentacionit të Gjermanisë, Filip Lahm.Ai ka lavdëruar bashklojtarët dhe trajnerin për suksesin e arritur, kurse mendon se Gjermania mund të shkojë deri në fund të turneut."Ndoshta ata nuk ishin të përgatitur mirë për këtë lojë, por mund të na kenë nënvlerësuar, sepse lojtarët tanë nuk janë të famshëm si lojtarë e tyre. Ne kemi një ekip të ri që mund të luajmë me pasime, por pa problem mund të luajmë me një tempo shumë të shpejte. Gjithashtu edhe trajnerin e kemi të mirë, pasi nuk na ka përgatitur për tri ndeshje, por për të gjithë turneun. Ne jemi të gatshëm për gjithçka dhe shumë të lumtur për fitore”, tha kapiteni Filip Lahm.
Kombëtarja e Holandës nuk e ka të sigurt pjesëmarrjen në lojë të Uesli Shnajder dhe Van Der Vart, kundër Sllovakisë. Një dëmtim që Uesli Shnajder ka pësuar gjatë stërvitjeve mund të prish planet e trajnerit Bert Van Marvijk, për ndeshjen e sotme përballë Sllovakisë, në të tetat e finales.Mesfushori i Interit ka një dëmtim në pulpë dhe nuk u stërvit me pjesën tjetër të ekipit ditën e djeshme. Megjithatë, stafi mjekësor i Holandës është optimist se ai do të luajë."Ka qenë një sezon i gjatë dhe i vështirë, kam luajtur shumë dhe kjo mendoj se më ka shkaktuar një lodhje muskulare”, tha Shnajder për mediat holandeze.Probleme ka patur edhe për Van Der Vart, sërish në pulpë.Portokallinjtë shihen si favoritë absolutë për të kaluar më tej, ndërkohë që përballë kanë një ekip surprizë si Sllovakia, e cila në eliminoi Italinë në grupe.