Main » 2010»June»28 » Holanda përballet me Sllovakine me lëndime të lojtarëve
2:20 PM
Holanda përballet me Sllovakine me lëndime të lojtarëve
Kombëtarja e Holandës nuk e ka të sigurt pjesëmarrjen në lojë të Uesli Shnajder dhe Van Der Vart, kundër Sllovakisë. Një dëmtim që Uesli Shnajder ka pësuar gjatë stërvitjeve mund të prish planet e trajnerit Bert Van Marvijk, për ndeshjen e sotme përballë Sllovakisë, në të tetat e finales.Mesfushori i Interit ka një dëmtim në pulpë dhe nuk u stërvit me pjesën tjetër të ekipit ditën e djeshme. Megjithatë, stafi mjekësor i Holandës është optimist se ai do të luajë."Ka qenë një sezon i gjatë dhe i vështirë, kam luajtur shumë dhe kjo mendoj se më ka shkaktuar një lodhje muskulare”, tha Shnajder për mediat holandeze.Probleme ka patur edhe për Van Der Vart, sërish në pulpë.Portokallinjtë shihen si favoritë absolutë për të kaluar më tej, ndërkohë që përballë kanë një ekip surprizë si Sllovakia, e cila në eliminoi Italinë në grupe.