Për sulmuesin e Spanjës, David Villa mund të pësojë një ndëshkim për veprimet e tij në ndeshjen me Hondurasin. David Villa në një moment goditi futbollistin kundërshtar Emilio Isagire, mirëpo një gjë e tillë mbeti pa u vënë re nga ana e arbitrit, Juiçi Nishimura."Nëse është e nevojshme, Komisioni Disiplinor do të hetojë incidentin dhe do të vendos në rast se do të dënohet apo jo Villa” - tha në një intervistë për mediat zëdhënësi i FIFA-s, Peka Odriosola. Goditja e Viljas pa top ndaj futbollistit kundërshtar kërcënon atë me një dënim.