Main » 2010»April»1 » Ekipi amator zviceran kërkon Ronaldon,Rivaldon dhe Roqeu Junior
7:52 PM
Ekipi amator zviceran kërkon Ronaldon,Rivaldon dhe Roqeu Junior
Skuadra e Kategorisë së Pestë të Zvicrës, FC United Zurich, ka njoftuar
se është afër që në radhët e veta të transferojë tre ish-kampionët e
botës brazilianët Ronaldo, Rivaldo e Roque Junior, njoftojnë mediat
zvicerane. "Në mesin e lojtarëve që jemi afër t'i transferojmë janë edhe
Ronaldo, Rivaldo e Roque Junior. Bisedimet janë afër finalizimit",
thuhet në një komunikatë të lëshuar nga skuadra, përcjellin mediat
zvicerane. Ekipi FC United Zurich aktualisht kryeson në
grupin e vetë në Kategorinë e Pestë zvicerane. Skuadra ka shënuar 11
fitore nga po aq ndeshje, ndërsa më herët ishte njohur si FC Fenerbahçe
United. Zyrtarët e klubit kanë shprehur synimin e tyre që deri në vitin
2018 të bëhen kampion të Zvicrës. "Deri në vitin 2013 planifikojmë të garojmë në Kategorinë e
Katërt, deri në vitin 2018 dëshirojmë të ngjitemi në Super League dhe të
luftojmë për titull. Llogariteni që për dhjetë vjet të bëhemi kampion",
pati thënë më herët zëvendëspresidenti i klubit, Bernhard Fanger. Ronaldo e Rivaldo vlerësohen si legjenda të futbollit. Të dy më
herët ishin shpallur futbollistët më të mirë të botës. Rivaldo 38-vjeçar aktualisht është duke luajtur në skuadrën e
Uzbekistanit, Bunjodkor Taschkent. Ai ka vite që vuan nga problemet që i
sjell gjuri.
Ronaldo, ish-futbollisti më i mirë i botës që gjatë karrierës
kishte luajtur për skuadra të mëdha si Barcelona, Inter, Real Madrid e
Milan, aktualisht po luan në kampionatin brazilian te ekipi Corinthians.
33-vjeçari ka paralajmëruar se do të pensionohet në fund të edicionit.
Po ashtu në listën e dëshirave të skuadrës FC United Zurich është edhe
mbrojtësi brazilian Roque Junior. Junior (33) ish lojtar i skuadrave si
Milan, Leed United e Bayer Leverkusen, është larguar nga futbolli dy
vite më parë. Ai së fundi ishte pjesë e ekipit brazilian Palmeiras.